Shtyhet ndeshja Inter-Sasuolo, shkak shpërthimi i COVID-19 në skuadrën zikaltër

PUBLIKUAR

Autoritetet shëndetësore në Milano kanë ndërhyrë dhe e kanë shtyrë ndeshjen e Interit kundër Sassuolos në Serie A, e paraparë për këtë të shtunë, për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19 në kampion zikaltër.

Interi njoftoi sot se i ka katër raste me koronavirus në skuadër, por numri i tyre mund të rritet shpejt, transmeton Gazeta Express.

Duke e parë këtë, autoritetet lokale ia ndaluan skuadrës zikaltër të mbajë stërvitje gjatë kësaj jave dhe ia ndaluan zhvillimin e ndeshjes kundër Sassuolos të shtunën.

“Autoriteti shëndetësor i Milanos, i njoftuar me rastet e reja pozitive, ka vendosur si në vijim: Pezullim i menjëhershëm i çfarëdo aktiviteti i ekipit për katër ditë, përfshirë të dielën më 21 mars”, thuhet në reagimin e autoriteteve lokale në Milano.

 

Mediat italiane raportojnë se ndeshja Inter Sassuolo mund të zhvillohet më 7 prill.

Deri tani pozitivë me COVI-19 kanë dalë Danile D’Ambrosio, Samir Handanovic, Mattias Vecino dhe Stefan de Vrij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...