Capello i gozhdon klubet italiane për dështimin në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Zero skuadrat italiane në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, siç nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2015-2016. Bilanci i futbollit italian është kryesisht negativ. Vetëm Milani dhe Roma kanë mundësinë ta mbajnë flamurin lart në Ligën e Europës.

 

E fundit që ngriti “flamurin e bardhë” ishte Lazio, gjithashtu e mundur në kthimin e 1/8 finale të Champions-it në “Allianz Stadium”, nga bavarezët. Një hendek i qartë i bardhekaltërve për sa i përket driblimit dhe shpejtësisë manovruese me kampionët në fuqi të botës, të vërejtur nga Fabio Capello, i cili tha në “Sky Sport”:

 

“Në Europë, skuadrat e mëdha kanë lojtarë që vrapojnë me një shpejtësi, që ne nuk e shohim në Itali. Bayerni është në një tjetër nivel, ka shpejtësi tjetër. Lazio u vu në vështirësi nga presioni i gjermanëve, pavarësisht se ishte skuadra që driblon më shumë në Serie A. Disa lojtarë bardhekaltër më bënë përshtypje negativisht. Nuk i pashë ata të bënin atë që bëjnë zakonisht në kampionat”.

 

Një ndryshim i madh për sa i përket shpejtësisë, i theksuar në pyetjen e shtruar për Simone Inzaghi pas ndeshjes: “Kur luani në Serie A, dominoni. Në Itali duhet të mësoni të vraponi më shumë dhe të mos bini përtokë (simuloni) për të prishur lojën. Pse nuk mund t’ua përcillni këtë dëshirë lojtarëve?”

Por, nuk është vetëm Lazio për kritika, në pikëpamjen e Capello: “Në rastin e Atalantës, pendimi është për ndeshjen e parë, sepse në kthim, Real Madridi ishte qartësisht superior”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...