Ylli i Interit e lartëson Messin: Leo, je mjeshtri i futbollit, je magjik, je i vetmi

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, e ka lartësuar Lionel Messin në një letër urimi për rekordin që sulmuesi argjentinas e barazoi për më së shumti paraqitje për Barcelonën.

Messi e barazoi rekordin e legjendës Xavi për më së shumti paraqitje për Barcelonën në histori të klubit, 767, të dielën në fitoren 4:1 kundër Huescas në La Liga, raporton Gazeta Express.

Messi do ta thyejë rekordin e Xavit dhe do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e klubit kur Barça të takohet me Real Sociedadin të dielën e ardhshme.

Vidal luajti përkrah Messit për dy sezone në Camp Nou nga viti 2018 deri më 2020, kur iu bashkua Interit.

Soccer Football – La Liga Santander – FC Barcelona v SD Huesca – Camp Nou, Barcelona, Spain – March 15, 2021 Huesca’s Mikel Rico and Idrissa Doumbia in action with Barcelona’s Lionel Messi REUTERS/Albert Gea

“Edhe një rekord tjetër, vëlla. Leo Messi, je mjeshtri i futbollit, je më i miri, je jashtëtokësor, je i vetmi; magjiku”, shkroi Vidal në Twitter.

“Natyrisht, ti do të vazhdosh të thyesh shumë rekorde të tjera, je i veçantë. Të përqafoj o jashtëtokësor”, shtoi ai.

Në ndeshje kundër Huescas, Messi ishte i papërmbajtshëm duke i shënuar dy gola të mrekullueshëm dhe duke e përgatitur golin e tretë të shënuar nga Oscar Mingueza.

Messi prin tani në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga këtë sezon me 20 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...