Komisioni Disiplinor i ka dhënë sulmuesit të Milanit Ante Rebic një ndalim me dy ndeshje dhe ka gjobitur Gianluigi Donnarumman me 10,000 € pas ndeshjes së Napolit.
Gjykatësi ka pezulluar Rebic për shprehje mosrespektimi ndaj arbitrit Fabrizio Pasqua në humbjen 1-0 ndaj Napolit.
Portieri Donnarumma është gjobitur për ‘qëndrimin e tij kërcënues dhe ofendues’ ndaj kundërshtarëve.
Milan e luan të enjten ndeshjen kthyese ndaj Manchester Unitedit në Evropa Ligë. Përballja e parë përfundoi pa fitues, 1:1. /Gazeta Express/


