Koeman: Fatmirësisht Messi është ende në Barcelonë

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk kishte fjalë për ta përshkruar një paraqitje tjetër të shkëlqyer të Lionel Messit në La Liga, por e pranoi se katalonasit janë më fat që Lionel Messi nuk u largua në verë.

Messi i shënoi dy gola mahnitës në fitoren e Barcelonës 4:1 kundër Huescas, duke dalë i pari në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga këtë sezon me 20 sosh në total, transmeton Gazeta Express.

Falë kësaj fitoreje, Barça i afrohet liderit Atletico Madrid në vetëm katër pikë, në atë që po del të jetë një luftë e nxehtë për titull.

Duke folur pas ndeshjes, Koeman tha: “Mendoj se Messi e ka dëshmuar se është më i miri. Goli i parë ishte fantastik. Ai e meriton të jetë i rëndësishëm për këtë ekip”.

“Nuk mund të thuhet më shumë për të. Ai është njeriu më i rëndësishëm në historinë e klubit. Fatmirësisht, ai është ende me ne”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...