Eriksen tallet me yllin e Milanit: Ai është në qytetin e duhur por në ekipin e gabuar

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, është tallur me bashkatdhetarin e vet te Milani, Simon Kjaer, duke thënë se ai ndodhet në qytetin e duhur por në ekipin e gabuar.

Duke folur në një intervistë për TV2, Eriksen tha se Kjaer i ka ndihmuar shumë që prej mbërritjes së tij në Serie A nga Tottenhami, transmeton Gazeta Express.

Danezi foli për jetën e tij në Itali.

“Kjaer më ka ndihmuar shumë që prej se kam ardhur në Itali, por natyrisht, ai luan për ekipin e gabuar. Në fund të fundit, ai është në qytetin e duhur”, tha Eriksen me shaka.

“Kam luajtur me të një kohë të gjatë dhe e njoh atë shumë mirë edhe jashtë fushës. Ai më ndihmoi të sistemohen në Itali”, shtoi ai.

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...