Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, ka zbuluar se klubi i ka kërkuar të mos flas më rreth transferimit të mundshëm të yllit të Barcelonës, Lionel Messi, në Parces des Princes.
Është përfolur se Messi, të cilit i mbaron kontrata me Barçën në qershor, mund t’i bashkohet PSG-së gjatë verës dhe bashkatdhetari i tij kishte folur publikisht për përpjekjet e klubit për ta bindur argjentinasin, transmeton Gazeta Express.
Në janar, Paredes zbuloi se PSG-ja po përpiqej ta bindte Messin t’i bashkohej asaj, gjë që nuk është pritur aspak mirë në klub.
“Ata më kërkuar të mos flas më për të”, tha Paredes për Journal Du Dimanche kur u pyet për Messin.


