Juventusi fiton ndaj Cagliarit, shkëlqen Ronaldo

PUBLIKUAR

Juventusi ka triumfuar në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Sonte pa dyshim se ishte nata e Cristiano Ronaldos i cili i shënoi të tre golat e “Zonjës së Vjetër”, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Ronaldo shënoi në minutën e 10-tëm ndërsa 15 minuta më vonë realizoi nga penalltia.

Ylli portugez hat-trikun e kompletoi në minutën e 34-të pas një goditje të bukur.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 61-të.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e tretë, 10 më pak se Interi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...