Kloppi ëndërron t’i japë fund sezonit të vështirë të Liverpoolit me trofeun e Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e di saktësisht se çfarë nevojitet për ta shpëtuar një sezon zhgënjyes: titulli i shtatë evropian për klubin, kurora e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli nisi ta marrë tatëpjetën në dhjetor dhe që prej atëherë ka rënë në pozitën e tetë në Premierligë, duke u dorëzuar në luftë për ta mbrojtur titullin, transmeton Gazeta Express.

Por të kuqtë janë shumë të gjallë në Ligën e Kampionëve, një garë të cilën Klopp ia fitoi së fundmi pas një kohe të gjatë.

Liverpooli e siguroi çerekfinalen pasi e mundi RB Leipzigun dhe tani do të kërkojë ta fitojë trofeun e shtatë në garën më prestigjioze evropiane për klube.

“Do të ishte ëndërr, prandaj pse jo? Por ne nuk jemi në një situatë për të menduar për këtë. Jemi të lumtur që e mposhtëm Leipzigun dhe që jemi në çerekfinale”, tha Klopp për shpresat e ekipit të tij në Evropë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...