Muriqi dhuron mbi 2 mijë euro për një fëmijë të sëmurë

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi ka treguar anën e tij humane.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka dhuruar mbi 2 mijë euro për pacientin e SMA, Ahmet në Turqi.

Këtë e bëri Muriqi përmes një video live në Instagram, teksa është përshëndetur edhe nga mediat në Turqi për veprimin e tij human.

Ai komentoi në video “400 balona janë edhe nga unë për vëllain tim Ahmet”, që në euro i bien diku rreth 2200.

Muriqi aktualisht është i përqendruar te Lazio, teksa brenda pak ditësh do të zbarkojë në Kosovë, për të nisur përgatitjet për ndeshjet e marsit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...