Bayerni gjen zëvendësuesin nëse ikën Hansi Flick

PUBLIKUAR

Trajneri i ri i kombëtares është tema e momentit në futbollin gjerman. Joachim Low do të largohet pas përfundimit të Euro 2021, duke i dhënë fund aventurës 15-vjeçare në stolin e katër herë kampionëve të botës.

Disa emra përfliten për t’i zënë vendin 61-vjeçarit. Në “pole” ndodhet Hans Dieter Flick. Ky i fundit po bën shumë mirë me Bayernin dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

Flick ka punuar si ndihmës i Joachim Low, në krah të të cilit fitoi Botërorin Brazil 2014. Bayerni nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij, por nuk mund të mbetet pa një alternativë tjetër.

Bild zbulon edhe të preferuarin e klubit bavarez. Nëse Flick vendos të marrë drejtimin e “Pancerave”, kampionët e Gjermanisë do të nisin sulmin për të arritur një akord me Julian Nagelsmann.

33-vjeçari po drejton me sukses Leipzig, ekip që e dërgoi në gjysmëfinalet e Champions League sezonin e kaluar, teksa këtë sezon po rivalizon me Bayernin për titullin kampion.

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...