Neymar dhe Mbappe janë parisienë dhe s’do të largohen kurrë, thotë shefi i PSG-së

PUBLIKUAR

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka këmbëngulur se Neymari dhe Kylian Mbappe nuk do të largohen nga kryeqyteti spanjoll, duke thënë se ata janë parisienë dhe se do të qëndrojë në klub përgjithmonë.

E ardhmja e dy yjeve kryesore të PSG-së është e pasigurt për shkak se ende nuk kanë nisur bisedimet mes tyre dhe klubit për vazhdimin e marrëveshjeve, të cilat iu mbarojnë verën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, ka pasur thashetheme se Mbappe i ka refuzuar disa oferta deri tani për vazhdimin e kontratës.

Por pronari i PSG-së sheiku Al-Khelaifi, duke folur pasi skuadra e tij kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas triumfit kundër Barcelonës, këmbënguli se dyshja nuk do të largohet.

“Mbappe dhe Neymar janë parisienë dhe do të qëndrojnë në Paris përgjithmonë”, tha Al-Khelaifi.

Në lidhje me ndeshjen e së mërkurës, ai theksoi: “Është nder i madh të jesh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kam harruar çfarë ndodhi para katër vjetëve. Do të mbetet në histori, por ne luajtëm dhe e rrëzuam një ekip madhështor të Barcelonës”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...