Ëndrra po bëhet realitet: Së shpejti, makinat fluturuese për të gjithë! (Video)

PUBLIKUAR

FAA (Autoriteti Federal i Aviacionit) i SHBA-ve ka dhënë pëlqimin për “vozitjet” (fluturimet) testuese të këtij automobili fluturues.

TF-X është realizimi praktik i ëndrrës së vizioneve të panumërta të së ardhmes. Makina fluturuese është projektuar të jetë në dispozicion të të gjithëve, transmeton Telegrafi.

Për të arritur këtë vizion të gjatë kërkuar, Terrafugia do të fokusohet programin TF-X me qëllime të qarta për të rritur sigurinë, thjeshtësinë dhe komoditetin e transportit personal.

Terrafugia beson se këto objektiva janë të arritshme sot.

TF-X do të jetë më i sigurt se makinat e sotme dhe do të jetë në gjendje që në mënyrë automatike të shmang trafikun ajror, motin e keq dhe hapësirën e kufizuar.

Në raste emergjente, makina ka parashutë që mundëson zbritjen.

TF-X do të bart katër persona ndërsa lëviz në diametër prej 500 miljeve. Madhësia është e një veture të rëndomtë që mund të parkohet në garazh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...