Më në fund Bale tregon pse u largua nga Real Madridi

PUBLIKUAR

Gareth Bale ka thënë se u largua nga Real Madridi dhe iu bashkua ekipit që e dashuron, Tottenham Hotspur, për të luajtur futboll rregullisht.

Bale iu bashkua klubit të vet të vjetër në verë në një marrëveshje huazimi njëvjeçar dhe vetëm tani ka nisur ta gjejë formën e vjetër, transmeton Gazeta Express.

 

Sulmuesi 31-vjeçar i ka shpjeguar arsyet pse dëshiroi të largohej nga Madridi për t’u kthyer në Tottenham.

“Mendoj se të gjithë e dinë sesa shumë e dua Tottenhamin dhe sa mirë kalova këtu para se të shkoja në Real Madrid”, tha Bale.

Doja të luaja futboll, doja t’i ndihmoja ekipit në çfarëdo mënyre dhe ishte vendim i lehtë të kthehesha në vendin ku më duan, në vendin ku më shfaqin dashuri”, shtoi ai.

Bale i ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje deri tani në Premierligë.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...