Rënia drastike e Liverpoolit, sezonin e kaluar kishte gati dyfish pikë më shumë në këtë periudhë

PUBLIKUAR

Gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë. Ky është bilanci i Liverpoolit, që aktualisht gjendet jashtë vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

“Reds” renditen në vendin e tetë me 43 pikë nga 28 ndeshjet e zhvilluara dhe janë shtatë pikë larg zonës Champions, shkruan Gazeta Express.

12 fitore, shtatë barazime dhe nëntë humbje është bilanci i Liverpoolit të këtij edicioni, e që krahasuar me Liverpoolin e sezonit të kaluar, dallimi është shumë i madh.

Gjatë 28 xhirove të edicionit të kaluar, Liverpooli pati grumbulluar 79 pikë, pothuajse dyfish sa kanë tash.

Gjatë 28 xhirove të para, Liverpooli pati regjistruar 26 fitore, një barazim dhe një humbje. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...