Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin

PUBLIKUAR

Derisa zgjat qeshja e fuqishme, mund të shpenzoni nga dhjetë deri në dyzet kalori

Qeshja forcon imunitetin, organizmin e mbron nga bakteret dhe vërtet është “infektuese”.

Qeshja me zë gjatë ditës nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta ndikon në organizëm njësoj sa 45 minuta relaksim terapeutik, transmeton Telegrafi.

Gjatë kohës sa zgjat qeshja numri i rrahjeve të zemrës ulet, shtypja bie dhe trupi relaksohet. Gjithashtu, derisa zgjat qeshja e fuqishme, mund të shpenzoni nga dhjetë deri në dyzet kalori.

Qeshja forcon imunitetin, organizmin e mbron nga bakteret, madje edhe nga qelizat e tumorit, kanë konstatuar shkencëtarët gjermanë.

Ata kanë konstatuar edhe që qeshja vërtet është “infektuese”, ndërkaq kanë zbuluar edhe mënyrën me të cilën transmetohet në tru.

Në të vërtetë, truri ynë duket veçanërisht i prekur nga sinjalet emocionalisht të dobishme dhe të lumturisë reale.

Dëgjimi i qeshjes dhe i tingujve të tjerë pozitiv krijon impulse në pjesën e trurit e cila aktivizohet kur qeshim. Në atë moment vjen deri te lehtësimi dhe largimi i vëmendjes nga hidhërimi, faji, stresi dhe gjendjet e tjera negative.

Meqenëse njëherësh zvogëlon edhe nivelin e kortizolit, adrenalinës dhe dopaminës, personi hyn në gjendje antidepresive dhe të qetë.

Në analizë të fundit, e qeshura është një aktivitet i zakonshëm që promovon lidhjet, ul rrezikun e konflikteve të mundshme dhe lehtëson stresin dhe ankthin. Por ajo e humbet vrullin e saj shumë shpejt, kur ndodh në vetmi.

Pra, pa marrë parasysh stilin e humorit, për sa kohë që nuk ka një sëmundje themelore, e qeshura ka të ngjarë të jetë ilaçi më i mirë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...