Aston Villa dhe Wolves u përballën dje mes vete në kuadër të javës së 27-të në Premierligën angleze.
Ndeshja përfundoi ashtu siç nisi, pa gola dhe pa fitues, ndonëse rastet nuk munguan në të dy anët, shkruan Gazeta Express.
Ekipi mysafir pati një mundësi të artë në minutat e fundit të ndeshjes, por askush s’mund ta besojë huqjen që e bëri lojtari Romain Saiss.
Ai nga afërsia dhe me portën bosh nuk arriti të realizonte. /Gazeta Express/


