Barcelona siguroi fitoren e radhës mbrëmë pasi fitoi 0:2 në udhëtim në Pamplona ndaj Osasunës dhe kështu ngushtoi diferencën në minus 2 me Atletico Madridin.
Jordi Alba realizoi golin e parë për katalunasit, kurse golin e qetësisë dhe fitores e shënoi talenti 18-vjeçar, Ilaix Moriba, shkruan Gazeta Express.
Ky ishte goli i tij i parë në karrierë si futbollist profesionist.
Pas ndeshjes, ai reagoi në profilin e tij në Twitter duke thënë se do ta kujtojë tërë jetën këtë gol.
“Unë do ta kujtojë këtë gol për tërë jetën time. Fitore e madhe. Le të vazhdojmë” – shkroi Moriba në Twitter.
/Gazeta Express/


