Moment jo për Sevillan në La Liga, me skuadrën e Julen Lopeteguit që po humbet kontaktet me skuadrat e kreut pasi pësoi një tjetër disfatë këtë herë nga Elche me rezultatin 2-1.
Finalizimet e Guti dhe Carillos në harkun e pak minutave nga e 70-ta në të 76-ën i dhanë avantazhin e dyfishtë Elches, ndërkohë që në fund Luke De Jong rihapi sfidën me golin e tij por ishte shumë vonë për Sevillan për të marrë pikë në këtë transfertë.
Për skuadrën e Lopeteguit kjo ishte disfata e tretë rresht për Sevilla përfshirë edhe humbjen në gjysmëfinalen e kthimit në Kupë ndaj Barcelonës që solli edhe eliminimin.


