Kroos tregon se si u quajtën ‘nazist’ në lidhje me komentin për Ozilin

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos kujtoi se si u kritikua kur tha se nuk i pëlqeu mënyra me të cilën Mesut Ozil u pensionua nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Ai në një bisedë të drejtpërdrejtë me presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, Kroos zbuloi se si u fye nga tifozët dhe se ai u quajt nazist në lidhje me komentet për Ozilin.

“Pas Kupës së Botës 2018, unë thashë që nuk më pëlqente mënyra se si Mesut Ozil deklaroi se koha e tij me ekipin kombëtar kishte mbaruar; në atë kohë, unë isha një nazist total për shumë njerëz. Bjondi, me sy të kaltër, gjithçka përshtatet në perceptimin e disa njerëzve, ” përmendi Kroos gjatë bisedës së tij me politikanin gjerman, i cili nuk mund ta besonte atë që po dëgjonte. “Por unë arrita ta kapërcej atë,” shtoi lojtari, i prekur dukshëm.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...