Dybalas buzë rikthimit nga lëndimi

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka lënë të kuptohet se është shumë afër rikthimit nga lëndimi i gjurit.

Përfaqësuesi i Argjentinës ka munguar në dy muajt e fundit për shkak të një lëndimi në ligamentin e gjurit të majtë, transmeton Gazeta Express.

Atij duhej t’i nevojiteshin rreth 20 ditë për ta rimarrë veten nga lëndimi, por trajneri Andrea Pirlo zbuloi se Dybala ende po ndiej dhimbje në gju, prandaj edhe nuk ka luajtur në dy muajt e fundit.

Megjithatë, duket se Dybala është afër rikthimit tani.

Ish-ylli i Palermos e postoi një video të veten duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Juventusit, që nënkupton se rikthimi i tij në fushë është vetëm çështje kohe.

“Së shpejti”, e përshkroi Dybala videon e postuar në Instagram.

Juve është duke u përballur me një krizë të vogël lëndimesh, pasi përveç Dybalas të lënduar janë edhe Leonardo Bonucci, Arthur, Giorgio Chiellini dhe Juan Cuadrado. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...