Juve kryen detyrën, shënon edhe Ronaldo

PUBLIKUAR

Juventusi e ka mposhtur 3-0 Spezian. Realizuan Morata, Chiesa dhe Ronaldo. Tani Juve ka 49 pikë, 7 më pak se lideri, Interi.

Juventusi e ka rikuperuar ndeshjen e mbetur me Spezian. Zonja e Vjetër e bëri këtë duke i arkëtuar pikët e plota, për të ngushtuar diferencën me pikë me rivalët, Interin dhe Milanin.

Juve e mundi 3-0 Spezian me golat e Alvaro Moratas në minutën e 65’, Federico Chiesas në atë të 71-të, derisa Cristiano Ronaldo realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 në min e 88’.

Vlen të përmendet se Wojciech Szczesny, portieri i Juves, priti një penallti në minutën e 96′.

Me këtë fitore nga kjo ndeshje e mbetur, Juve ka shkuar në kuotën e 49 pikëve në vendin e tretë, tri më pak se Milani dhe shtatë më pak se Interi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...