Konfirmohet lëndimi i Ibrahimovicit, mungon në 4 ndeshje të mëdha

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic e ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e majtë dhe gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet pas 10 ditëve, që nënkupton se ai do t’i mungojë Milanit në disa ndeshje të rëndësishme.

Sulmuesi veteran e pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë në fitoren e Milanit 2:1 kundër Romës të dielën në Stadiumin Olimpik, transmeton Gazeta Express.

Ai u zëvendësua kah mesi i pjesës së dytë dhe e la fushën duke çaluar.

Gjendja e tij shëndetësore do të rivlerësohet pas 10 ditëve, pasi ta ketë kompletuar një program të riaftësimit.

Ndërkohë, edhe Hakan Calhanoglu do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër Udineses, por mund të rikthehet kundër Veronës.

Ndeshjet në të cilat Ibrahimovici do të mungojë:

3 mars – Milan vs Udinese

7 mars – Hellas Verona vs Milan

11 mars – Manchester United vs Milan

14 mars – Milan vs Napoli

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...