Leipzig ka fituar ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 3:2 në kuadër të javës së 23-të në Bundesligë.
Hofmann dhe Thuram shënuan për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve.
Por, pjesa e dytë ishte e gjitha për Leipzigun. Fillimisht Nkunku ngushtoi epërsinë, për ta barazuar më pas Poulsen.
Krejt në fund, Sorloth shënoi për fitoren e madhe të Leipzig.


