Zlatan Ibrahimovic kthehet në “Old Trafford”

PUBLIKUAR

Është hedhur shorti për fazën tjetër të Europa League.

Tashmë janë mësuar të gjitha çiftet që do të luftojnë për një vend që dërgon në çerekfinale.

E gjithë vëmendja natyrisht në këtë rund do të jetë te Manchester United dhe Milan, që do të përballen mes vete në Old Trafford dhe San Siro.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Zlatan Ibrahimovicin, që kthehet në Angli pas një sezoni pozitiv.

Ai luajti nga viti 2016 deri në janar të vitit 2018 dhe shënoi 29 gola në 53 paraqitje.

Ibra u largua me shumë trofe nga Old Trafford, gjithsej tre të fituar, përfshirë edhe Europa Leaguen, që po lufton ta fitojë tani me Milanin, por do të jetë e vështirë kundër “Djajve të Kuq”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...