Neymar po punon shumë që të jetë gati për Barcelonën

PUBLIKUAR

Mungoi në fitoren e madhe në ‘Camp Nou’ prej 4-1, por Neymar nuk dëshiron të humbasë sfidën e kthimit në ‘Parc des Princes’.

29-vjeçari i Paris Saint Germain po punon shumë që të kalojë shqetësimet që ia mohuan takimin në fushë me shokun e ngushtë, Lionel Messin.

Ai vazhdon të stërvitet shumë dhe ka zëra se do të jetë gati për sfidën e dytë, ku Barcelonës do t’i duhet mrekullia për t’i ndryshuar gjërat.

Sfida e kthimit do të zhvillohet të mërkurën me 10 mars në Francë, në ‘Parc des Princes’. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...