“Salah duhet të largohet nga Liverpooli dhe të transferohet në Barcelonë”

PUBLIKUAR

Jay-Jay Okocha, një prej futbollistëve afrikan më të mirë të të gjitha kohëve, ka ngjallur thashetheme rreth largimit të Muhamed Salah këtë verë.

Sipas tij, nëse Salah dëshiron të largohet, s’mund ta ndalojë askush.

Ai beson se është koha më e mirë që pas disa viteve të arta në Angli te Liverpooli, të ndërrojë ambient.

Sipas ishit të PSG-së, Barcelona do të ishte klubi i duhur për të.

“Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ai nuk mund të mbahet (me zor)”, u shpreh Okocha.

“Nëse ka një mundësi për të shkuar në Barcelonë, ​​unë rekomandoj ta bëj atë. Energjia e tij është shteruar me Liverpoolin. Situata po përkeqësohet në Liverpool dhe Salah duhet të largohet nga Premier League”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...