Drejtori i PSG-së: Ka ardhur koha që Mbappe të vendosë

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, e ka pranuar se klubi po shkon drejt një pike kur Kylian Mbappe duhet patjetër ta marrë një vendim për të ardhmen e vet.

PSG-ja dëshiron ta vazhdojë marrëveshjen me yllin francez, për të cilin është përfolur vazhdimisht se do të largohet nga Parc des Princes, transmeton Gazeta Express.

“Jam habitur me atë se çfarë është folur për Mbappen”, tha Leonardo për France Bleu.

“Ai ende e ka edhe një sezon të plotë (në kontratë). Statusi i tij në klub është seç herë e më i rëndësishëm dhe ai vazhdimisht po merr më shumë përgjegjësi mbi supe”, shtoi ai.

“Ka kohë që ne jemi duke biseduar me të dhe koha për ta marrë një vendim ka ardhur”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...