5 të infektuar me koronavirus në skuadrën e Interit

PUBLIKUAR

Interi ka njoftuar se drejtorët e vet, Beppe Marotta, Alessandro Antonello dhe Piero Ausiolio, janë infektuar me COVID-19.

Në një komunikatë për media, klubi zikaltër konfirmoi se drejtorët Marotta dhe Antonello, drejtori sportiv Ausilio dhe avokati Cappellini kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, pozitiv ka dalë edhe një anëtar i stafit teknik, por klubi nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.

“Pas testimeve të fundit, Interi njofton se kanë dalë pozitivë në testin për COVID-19 dy drejtorët Alessandro Antonelli dhe Giuseppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik”, njofton Interi.

Interi shtoi tutje se të gjithë të infektuarit në fjalë janë duke i ndjekur procedurat dhe protokollin mjekësor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...