Sarri drejt rikthimit në Serie A

PUBLIKUAR

Maurizio Sarri pritet të rikthehet si trajner në Serie A që nga sezoni i ardhshëm.

Zërat për një kalim të ish-trajnerit të Juventusit në ekipin e Fiorentinës janë shtuar duke sjellë edhe një përgënjeshtrim të Fiorentinës, por që duket se është një lëvizje e radhës për të larguar zhurmën mediatike.

Palët po bisedojnë për një kontratë 3-vjeçare dhe për momentin ende nuk ka një akord, por gjasat janë që sezonin e ardhshëm 62-vjeçari të rikthehet në Serie A.

Paraprakisht, Sarri ishte trajner i Juventusit sezonin e shkuar, ndërsa që nga gushti i vitit të kaluar ai është i papunë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...