Bernard Berisha e ka dërguar skuadrën e tij Akhmat Grozny në çerekfinale të Kupës së Rusisë, falë golit që e shënoi në fitoren kundër FK Rostov të dielën.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Berisha shënoi nga penallti herët në ndeshjen e 1/8 së finales në Rostov Arena, me Grozny që kalon në rrethin tjetër të kupës, raporton Gazeta Express.
29-vjeçari nga Peja, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë në fillim të takimit, ishte i ftohtë akull nga pika e bardhë, duke e dërguar portierin në këndin e kundër.
Rostov ka mundur të kthehej në lojë, por Giorgi Shelia e priti penalltinë e Mathias Normann në minutën e 80-të.
Ky ishte goli i parë në dy ndeshje deri tani në kupë për kosovarin.
Berisha i ka bërë 20 paraqitje për ekipin rus deri tani në të gjitha garat, duke i shënuar shtatë gola dhe dy asiste. /Gazeta Express/



