Gabon Chelsea

PUBLIKUAR

Chelsea është ndalur me barazim 1-1 në udhëtim te Southampton.

Pas katër fitoreve me radhë, Chelsea i Thomas Tuchel është ndalur në Premierligë.

Blutë nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në xhiron e 25, duke barazuar 1-1 në udhëtim te Southampton.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, ish futbollisti i Liverpoolit, Takumi Minamino, shënoi për 1-0 në minutën e 36-të.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 54’, Mason Mount realizoi nga penalltia për të barazuar gjithçka.

Por, pavarësisht se kishte kohë deri në fund, Chelsea nuk arriti që të shënojë golin e tri pikëve dhe të vazhdojë me fitore.

Sido që të jetë, pavarësisht barazimit, Chelsea vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në renditje me 43 pikë, por që tani i rrezikohet nga West Ham dhe Liverpool, gjithmonë nëse këto të fundit triumfojnë këtë xhiro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...