Likeri shërues që e pëlqejnë bash të gjithë
Arrat shërojnë sëmundje nga më të ndryshme, mirëpo ndihmojnë jashtëzakonisht në problemet e gjëndrës tiroide, fytit, rrugëve respiratore si edhe bronkitit, mirëpo edhe për forcim të imunitetit.
Mjekësia popullore rekomandon rakinë e arrës për shërimin e anemisë, por edhe si ndihmë të parë te problemet me stomakun dhe për përshpejtim të tretjes, shkruan Hayat, përcjell Telegrafi.
Ende nuk është vonë për bërjen e likerit nga arrat.
Ju nevojiten:
∙ 40 arra,
∙ 1 kg mjaltë,
∙ 1 l raki.

Përgatitja:
Vini dorezat dhe arrat e reja pritni imët, qitni në një kavanoz të madh qelqi dhe sipër tyre shtoni 1 kg mjaltë dhe 1 l raki.
Mbyllni me kapak të përshtatshëm dhe lini që kavanozi të qëndrojë në diell 40 ditë.
Kohë pas kohe përzieni përmbajtjen me lugë plastike.



