“Cristiano Ronaldo është egoist”

PUBLIKUAR

Antonio Cassano e ka quajtur Cristiano Ronaldon “egoist” dhe beson se ylli i Juventusit po lufton të përshtatet me stilin e lojës së Andrea Pirlos.

Ronaldo ka qenë lojtari më produktiv i gjigantëve të Torinos këtë sezon, duke shënuar 23 herë në 27 paraqitje deri më tani.

Por 36-vjeçari kishte një mbrëmje të qetë në mesjavë ndërsa skuadra e tij u mund 2-1 nga Porto në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

“Unë gjithmonë kam thënë, edhe pse ai është një fenomen dhe ka shënuar një miliard gola, me idenë e Andrea Pirlos për futbollin ai mund të hasë në vështirësi”, tha Cassano.

“Ai shënon një gol për ndeshje, është e vërtetë, por ai lufton me idenë e Andreas. Ai ka qenë gjithmonë pak egoist”.

“Ai është lloji i lojtarit që jeton për të shënuar, jo për lojë, për ndeshjen e shkëlqyeshme. Ai jeton për të shënuar dhe në këtë moment situata po përkeqësohet. Vitet kalojnë për të gjithë dhe ai ka vështirësi”.

“Paradoksi është që Juventus ka blerë një lojtar i cili ka fituar pesë liga të kampionëve, por ka kaq shumë vështirësi në Champions League”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...