Legjenda e Man Unitedit e gozhdon Juventusin: “Sa të dobët, të tmerrshëm”

PUBLIKUAR

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka kritikuar ashpër Juventusin për paraqitjen e dobët në humbjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve, duke e përshkuar si të tmerrshme lojën e gjigantit italian.

Kampioni italian i pranoi dy gola të hershëm në fillim të secilës pjesë të lojës, duke u mposhtur 2:1 nga Porto në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Megjithëse vuajti shumë pothuajse gjatë 90 minutave, Juventusi megjithatë ia shtoi dukshëm vetes shpresat për kualifikim në çerekfinale në ndeshjen e kthimit falë golit vendimtar të Federico Chiesas.

Duke e analizuar lojën e skuadrës së Andrea Pirlos në BT Sport, ish-mbrojtësi i Unitedit tha: “Ata luajtëm tmerrshëm, tepër dobët”.

“Juventusi është me fat që e shënoi një gol si mysafir. Porto i shfrytëzoi gabimet e Juventusit në të dy pjesët. Qëllimi i Portos ishte i qartë dhe e detyroi Juventusin të bëjë gabime”, shtoi ai.

Juventusi do ta presë Porton në Torino për ndeshjen e kthimit pas tri javëve, me një përparësi nga loja e parë falë golit si mysafir. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...