Real Madridi dhe Manchester United po e mendojnë shkëmbimin Valverde-Pogba

PUBLIKUAR

Zërat për një largim të Paul Pogba nga Manchester United po shtohen gjithmonë e më shumë dhe destinacioni më i mundshëm i mesfushorit francez duket se është Reali i Madridit, atje ku e pret krahëhapur Zinedine Zidane.

Edhe trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se nuk ka asnjë të pazëvendësueshëm te “djajtë e kuq”, duke i hapur udhë largimit të mesfushorit francez në verë, kjo edhe për faktin se Pogba po refuzon të rinovojë kontratën me klubin anglez.

Drejtuesit e “djajve të kuq’ kanë nisur njëkohësisht të punojnë për të gjetur pasardhësin e Pogba dhe emri që kanë vënë në krye të listës është pikërisht mesfushori uruguaian Federico Valverde, i cili luan te Reali i Madridit.

Futbollisti 22-vjeçar numëron 89 paraqitje me fanellën e Los Blancos dhe ka shënuar edhe 5 gola, ndërsa në disa prej këtyre ndeshjeve është monitoruar me kujdes edhe nga drejtuesit e Manchester United, që e shohin si lojtarin ideal për skemat e Solskjaer.

Kartoni i Valverdes vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe te Reali i Madridit janë të gatshëm të hyjnë në negociata, pasi kështu mund të ulin edhe pretendimet e anglezëve për kartonin e Paul Pogba. Ndërkohë në Angli janë të bindur se marrëveshja e shkëmbimit mund të arrihet me kalimin e Pogba në Madrid dhe Valverde e 50 milionë euro në Manchester.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...