Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i lumtur që lojtarët e tij ua mbyllën gojën kritikëve dhe e shmangën një lëshim tjetër, duke fituar 2:0 kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.
Kjo ishte fitorja e parë e të kuqve pas tri humbjeve radhazi dhe bënë që ata të jenë me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë përparësisë së dy golave si mysafirë, transmeton Gazeta Express.
Liverpooli i kishte humbur pesë prej shtatë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke i pranuar 14 gola gjatë kësaj kohe, duke nxitur thashetheme se Klopp do të jepte dorëheqje.
Klopp u shpreh i lumtur pas ndeshjes, duke i lartësuar lojtarëve e vet për fitoren.
“Luajtëm shumë mirë dhe e merituam fitoren, por është vetëm ndeshja e parë. Shumë njerëz prisnin që ne të bëmë tjetër lëshim dhe sonte nuk e bëmë. Jam shumë i lumtur”, tha Klopp. /Gazeta Express/


