Kivi mbron sytë dhe parandalon kancerin

PUBLIKUAR

Ky frut ekzotike vjen nga Kina dhe konsiderohet si frut kombëtar kinez. Ka një shije intensive, jashtëzakonisht me lëng, të pasur, me fara të vogla të zeza që nuk e ndryshojnë shijen. Por shumë nuk e dinë që kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme.

Është plot me antioksidues dhe përmban më shumë vitaminë C sesa portokall dhe fruta të tjera agrumesh

Është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E, andaj ka shumë përfitime shëndetësore. Vitaminat A, C dhe E kanë veprimtari antioksiduese.

Disa studime kanë treguar se kivi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular me 36 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, substanca që gjenden natyrshëm në syrin e njeriut. Luteina ndihmon në filtrimin e dritës së dëmshme blu, e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të syve të shkaktuara nga plakja, shkruan KP.

Flavonoidet dhe karotenoidet që kanë veprim antioksidues mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund të shkaktojnë një numër sëmundjesh, përfshirë kancerin.

Kivi mbron ADN-në nga dëmtimi oksidues, i cili ul më tej rrezikun e kancerit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...