Pierre-Emerick Aubameyang e ka falënderuar Arsenalin që i ka ndihmuar ta kalojë një periudhë të vështirë, pas het-trikut që e shënoi në fitoren bindëse të topçinjve ndaj Leeds në Emirates.
Sulmuesi 31-vjeçar mungoi në dy ndeshje të Arsenalit në fund të janarit, për shkak se kishte nënën e sëmurë, transmeton Gazeta Express.
Ai është rikthyer tani dhe ka treguar formë të lartë, duke e realizuar het-trikun e parë në Premierligë, në fitoren e Arsenalit 4:2 kundër Leeds.
“Të gjithë na kanë dhuruar shumë dashuri mua, nënës dhe familjes sime”, tha Aubameyang për Sky Sport.


