Plani e Pochettinos për ta mposhtur Barcelonën pa Neymarin

PUBLIKUAR

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka thënë se ka besim të plotë në lojtarët e vet për ta mposhtur Barcelonën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pavarësisht se do t’i mungojë Neymari i lënduar.

Gjiganti francez nuk do të mundë të llogarisë në lojtarin kryesor Neymar për ndeshjen e parë në Camp Nou këtë të marte, por Pochettino e ka një plan, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për UEFA.com, trajneri argjentinas e ka shpjeguar planin për ta mposhtur Barçën.

“Natyrisht ne kemi nevojë për disa struktura të qarta dhe për ide sesi të sulmojmë dhe sesi t’i ndalim sulmet e Barcelonës”, tha Pochettino.

“Por ne gjithmonë iu besojmë lojtarëve tanë për ta bërë punën sa më mirë që është e mundur dhe për të marrë rezultat pozitiv”, shtoi ai.

Neymar e tërhoqi muskulin në ijë dhe pritet të mungojë rreth një muaj.

Braziliani ka thënë se ndien dhimbje të mëdha dhe trishtim të madh nga ky lëndim.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...