Vlora Çitaku uron Vetëvendosjen, por ia tërheq vëmendjen: Kemi me ju mbajtë për fjale

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet parlamentare, në kohën kur numërimi i rezultateve nga KQZ’ja ka shkuar në mbi 75 për qind.

Çitaku, me anë të ‘Facebook’-ut, i ka uruar suksese Vetëvendosjes, ndonëse ka thënë se “do e mbajnë për fjale”, shkruan Gazeta Express.

“Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën. Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë. Kemi me ju mbajtë për fjale”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo ka pasur fjalë të mira edhe për PDK’në.

Postimi i plotë:

Kosova shembullore sërish!

Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.

Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.

Kemi me ju mbajtë për fjale.

Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...