Zyrtare: Upamecano transferohet te Bayerni

PUBLIKUAR

Bayern Munich ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Dayot Upamecano nga Leipzig.

Dayot Upamecano do të luajë për FC Bayern Munchen nga 1 korrik 2021, përcjell Gazeta Express.

Lojtari mbrojtës dhe kampionët gjermanë ranë dakord për një bashkëpunim pesë-vjeçar deri më 30 qershor të vitit 2026.

“Ne jemi të lumtur që kemi mundur të fitojmë Dayot Upamecano për FC Bayern Munchen. Dayot do të jetë një komponent shumë i rëndësishëm për ekipin tonë në vitet e ardhshme, ne jemi të bindur për këtë” – u shpreh drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidžić. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...