PSG kalon në turnin tjetër të Kupës së Francës

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat minimal kundër Caen për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Francës. Të vetmin gol në këtë ndeshje e ka shënuar Moise Kean

PSG është në rrethin tjetër të Kupës së Francës pasi ka mposhtur me rezultat të ngushtë Caen 0-1.

Vendasit e filluan më mirë kur Traore bëri një goditje të fuqishme në drejtim të portës së Ricos por portieri i PSG bëri një pritje fenomenale.

Megjithatë, Neymar pati një supermundesi për të shënuar gol në minutën e 33-të por goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Draxler do të rrezikonte portën në minutën e 43-të te ndeshjes ku goditi me kokë por kjo goditje përfundoi jashtë.

PSG do të arrinte që të shënonte gol në minutën e 49-të te ndeshjes ku do të shënonte gol Moise Kean.

Kean ishte afër që ta shënonte edhe golin e dytë në minutën e 53-të por goditjen e tij e largojë nga porta Sullivan.

PSG shënoi gol në minutën e 64-të të ndeshjes me Draxler po VAR e anuloi atë pasi që ai ishte në pozitë jashtëloje.

Kean do të shënonte po ashtu gol në minutën e 70-të por edhe ai u anulua pasi që sulmuesi italian ishte në pozitë jashtëloje.

Deri në fund PSG arriti që ta kontrollojë ndeshjen dhe kështu ata kualifikohen me rezultat 0-1 në rrethin tjetër të Kupës së Francës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...