‘Kaos’ do të vijnë si “Sheqer”

PUBLIKUAR

foto (2)

Njëri ndër grupet më të njohur të skenës sonë, Kaos, së shpejti po vijnë në treg me këngën e tyre më të re. Këtë e ka bërë të ditur Lumi, anëtar i grupit në një bisedë për gazetën Tribuna. “Po jemi në përfundim të këngës më të re. Projekti i ri quhet ‘Sheqer’. 

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Flori Mumajesi, kurse tekstin e kemi shkruar vet. Kënga do të jetë edhe me videoklip i cili është realizuar nga produksioni ‘EMF Creative’“, ka thënë Lumi B në fillim të bisedës, ndërsa ka shtuar se kjo këngë do të jetë ndryshe nga të tjerat. 

“Është një këngë krejt ndryshe. E kemi bërë një eksperiment në këngë. E kemi bërë refrenin ndryshe, dallon prej krejt refreneve tjerë që kemi pas, plus ju tregova që Flori e ka bërë këtë këngë e dihet që ai i bën këngët e qarta dhe gjithmonë ndryshe. Është vërtet diçka më ndryshe, një këngë që publiku nuk është mësuar të na shohin kështu, por besoj që do t’u pëlqejë dëgjuesve”, ka thënë Lumi./GazetaTribuna/

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...