PSG favorit, por Pep Guardiola nuk heq dorë nga Leo Messi

PUBLIKUAR

Paris Saint Germain për momentin qëndron në pole-position për të firmosur me Lionel Messin dhe lajmet që qarkullojnë rreth transferimit të mundshëm të yllit argjentinas në Francë, i kanë bërë më të besueshme deklaratat e vetë futbollistëve të PSG-së si Di Maria, Neymar apo edhe së fundmi Verrati.

Gjithsesi Pep Guardiola dhe Manchester City nuk dorëzohen në garën për të firmosur me yllin argjentinas dhe do të bëjnë çdo përpjekje për të bindur Messin të zgjedhë Premier Leaguen.

Sipas ESPN, Guardiola po u bën presion drejtuesve të Manchester Cityt për të transferuar 6-herë fituesin e “Topit të Artë” në “Etihad Stadium”.

Messit i skadon kontrata me Barcelonën në qershor të këtij viti.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...