Agnelli vs Conte, çfarë ndodhi?

PUBLIKUAR

Dramë brenda dhe jashtë fushës në “Allianz Stadium” ku Andrea Agnelli dhe Antonio Conte nuk shkëmbyen gjëra të këndshme.

“Zonja e Vjetër” mori një barazim 0-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të ‘Coppa Italia’ në Torino dhe u kualifikua në finale ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Atalanta dhe Napoli, raporton Gazeta Express.

Ishte një lojë e tensionuar dhe e gjallë në “Allianz Stadium” me skena dhe dramë brenda dhe jashtë fushës.

Pas vërshëllimes së fundit, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, u kap nga kamerat duke sharë në drejtim të stolit të Interit, në drejtim të Contes.

Trajneri i Interit reagoi menjëherë dhe gjatë një interviste pas ndeshjes tha: “Unë mendoj se ata [Juventus] duhet të jenë më të sjellshëm. Ata kanë nevojë për më shumë sportivitet dhe respekt për të tjerët”. Megjithatë, më vonë doli se ai (Conte) gjithashtu kishte abuzuar me drejtorët e Juventusit dhe Agnellin duke u treguar atyre gishtin e mesit gjatë rrugës për në tunel në fund të pjesës së parë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...