Dritë në fund të tunelit për Tottenhamin, Kane dhe Son ia sjellin fitoren e parë pas tri humbjeve

PUBLIKUAR

Tottenham Hotspur ka lënë pas vetes rezultatet negative dhe ka shënuar fitore të pastër 2:0 ndaj West Brom, në kuadër të javës së 23-të në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç edhe nisi, pa gola të shënuar, ndërsa e dyta prodhoi dy sosh, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Kane realizoi në minutën e 54-të, kurse katër minuta më vonë shënoi edhe Son për ta vulosur fitoren e Spurs.

Ekipi i Mourinhos rikthehet kështu në rrugën e fitoreve pas tri humbjeve radhazi në Premierligë.

Me këtë fitore, Tottenham shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e shtatë, kurse West Brom mbetet i parafundit me 12 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...