Solskjaer befason: Nuk jemi konkurrent për titull

PUBLIKUAR

Manchester United dje e lëshoi nga duart në sekondat e fundit fitoren ndaj Evertonit duke barazuar 3:3 në “Old Trafford.

Në një ndeshje që pati batica e zbatica për “Djajtë e Kuq”, ata tani bënë një hap prapa në luftë për titullin.

Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer tha se Manchester United nuk duhet të konsiderohet si konkurrent për titullin e kampionit.

“Ne duhet të jemi më të mirë dhe të shohim se ku do të përfundojmë, duke shikuar në të ardhmen, ne duhet të ndalojmë së pranuari gola të lehtë. Ne nuk duhet të konsiderohemi si konkurrent të titullit. Kjo është më shumë një gjë që po thoni ju mediat britanike” – u shpreh tekniku norvegjez.

Aktualisht, Manchester United gjendet në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se Manchester City që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...