“Ronaldo ka fituar gjithçka, ka thyer rekorde – por vazhdon të jetë i uritur”

PUBLIKUAR

Andrea Pirlo ka vetëm fjalë të mira për Cristiano Ronaldon, që të premten mbushi 36-vjet.

Trajneri i Zonjës së Vjetër thjesht është i mahnitur me punën e CR7, që edhe pse ka fituar gjithçka, ka thyer rekorde historike – vazhdon të punojë, të luajë në nivele të larta dhe të jetë i uritur për të fituar më shumë, diçka që e bën të veçantë portugezin.

Këtë edicion, deri më tani, Ronaldo numëron 22 gola në 23 paraqitje.

“Unë dija për profesionistin dhe lojtarin. Por, ta shihje duke u stërvitur çdo ditë ishte një surprise. Ronaldo ka ende një pasion të madh, argëtohet duke luajtur dhe stërvitur. Kjo është gjëja kryesore, sepse është 36 vjeç, ka fituar gjithçka, madje i mbingarkuar me trofe, ka thyer të gjitha rekordet. Nëse i keni akoma këto motive, ju jeni një hero. Dhe si ai kemi Buffon, Chiellini, Bonucci… E kanë këtë pasion dhe kjo i çon ata të fitojnë më shumë trofe”, u shpreh Pirlo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...