Aguero do t’i bashkohet Barcelonës

PUBLIKUAR

Sulmuesi Sergio Aguero pritet të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se Aguero në parim ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe ekipit spanjoll do t’i bashkohet si lojtar i lirë pas përfundimit të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Manchester Cityn.

Me transferimin e tij te Barcelona, Aguero do të kthehet në Spanjë pas një dekade të kaluar te Manchester City, me të cilin ekip ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.

Sulmuesi 32-vjeçar këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe deri më tash ka regjistruar nëntë paraqitje ku ka shënuar dy gola në të gjitha garat për Cityn.

Tek ekipi anglez u transferua në verën e vitit 2011 nga Atletico Madridi për 45 milionë euro dëmshpërblim.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...